Lajmet

Google ndryshime në motorin e kërkimit, ja sesi do të adresohen lajmet e rreme

Apr 28 2017
0 Shpërndarje
Interneti vitet e fundit ka ndryshuar së shumti. Çdo kush që kërkon informacion është i varuar nga motorët e kërkimit siç është rasti i Google. Google ndryshime në motorin e kërkimit, ja sesi do të adresohen lajmet e rreme Photo Source: Google

Google aplikoi disa ndryshime serioze në motorin e kërkimit. Gjigandi i kërkimit online dhe reklamimit tha se pas këtyre ndryshimeve fshihet eleminimi i rezultateve të këqija nga burime të rreme dhe promovimi i rezultateve të sakta nga burime  të sigurta.

Interneti vitet e fundit ka ndryshuar së shumti. Çdokush që kërkon informacion është i varuar nga motorët e kërkimit siç është rasti i Google. E jo në të gjitha rastet përdoruesit marrin informacionin të cilin e kërkonin.

Google përmirëson kërkimin

Pas ankesave të shumta se në krye të rezultateve të kërkimit po shfaqeshin lajme të rreme, teori konspirative dhe opinione fyese, Google tha se ka përmirësuar motorin e kërkimit duke përditësuar algoritmet, zhvilluar rregullore të reja dhe ndërtuar mjetet e duhura të raportimit të tyre.

Një prej hapave të parë që kompania ka ndërmarrë është ndryshimi i metodës sesi përmbajtjet shfaqen në rezultatet e kërkimit. Konkretisht përmbajtjet e publikuara nga burime të sigurta do të shfaqen më në krye të rezultateve ndërsa editorët e faqeve do të marrin udhëzime të reja rreth aspekteve që duhet të përmirësohen në një lajm apo faqe.

Së dyti Google do e bëjë më të lehtë raportimin e përmbajtjeve në fjalë. Tashmë përdoruesit kanë mundësi të japin përshtypjet e tyre për një përmbajtjet të cilën e shohin të papërshtatshme.

Së fundit, gjigandi i motorit të kërkimit premtoi më shumë transparencë. Google përditësoi sajtin “How search Works,” duke ofruar më shumë informacion rreth mënyrës së funksionimit.

Të gjitha këto ndryshime pritet të kenë impakt pozitiv, megjithatë motori i kërkimit nuk ka për të qenë perfekt. Google procedon kaq shumë artikujt nga miliona burime saqë gabimet nuk do të ishin të papritura. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>