Lajmet

Google ndryshon logon për nder të Nikolla Kopernikut

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Google ndryshon logon për nder të Nikolla Kopernikut

Ka qenë një kohë kur njerëzit mendonin se toka ishte në qendër të sistemit diellor. Sot e dimë që nuk është, por personi i parë që e kuptoi ishte astronomi dhe matematicieni Nikolla Kopernik (Nicolaus Copernicus).

Sot do të ishte ditëlindja e tij e 540, dhe Google po feston duke ndryshuar logon e vet dhe duke vendosur modelin heliocentrik që tregon planetet që rrotullohen rreth diellit. Koperniku filloi të punonte në teorinë e tij midis viteve 1503-1510 kur punonte si sekretar i xhaxhait të tij në Poloni.

Ai mbaroi draftin e tij të parë prej 40 faqesh më 1513. Më pas ai vazhdoi të punonte mbi të deri më 1532 kur teoria e tij përfundoi dhe u quajt De Revolutionibus Orbium Coelestium. Një teori e tillë ishte e diskutueshme në atë kohë.

Gjatë kësaj periudhe u përhapën fjalë rreth punës së tij në Europë. Më pas Papa u interesua të shikonte punën e tij, por nuk ishte deri në vitin 1542 që Koperniku ra dakord ta publikonte.

Para se viti të mbyllej Koperniku u sëmur dhe vdiq.

Gjithsesi ai e kishte dorëzuar një kopje të avancuar të librit të Revolucionit. (PCWorld Albanian)

google kopernikus

Tags >

Google
Lajmet e fundit>