Biznes

Google ndryshon taktikën në Kinë

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Google ndryshon taktikën në Kinë

Shefi i zyrës ligjore të google, David Drummond ka theksuar në një blog post se qeveria Kineze ishte duke përgatitur një refuzim të aplikimit të tyre për vazhdimin e licencës për të ofruar përmbajtje interneti, që do të thoshte se Google do të duhej të fik ueb faqen e saj në Kinë, tërësisht.

Google ka theksuar se ka rikompletuar aplikimin e saj me një kompromis. Në vend se të ridrejtojë përdoruesit në mënyrë automatike nga Kina në faqen e saj në Hong Kong, ajo do të shpalos për ta një faqe në Google.cn, ku do të ofrojë një link tek faqja e pafiltruar në Hong Kong.

Drummond ka theksuar se kjo qasje do t’i mundësojë Google që të mbajë përkushtimin e saj për të mos censuruar rezultatet kërkeuse gjersa përdoruesit do të kenë mundësi të kenë qasje në shërbimet e saja. Ai ka theksuar se Google beson se qasja është “konsistente” me ligjin lokal.

Nëse kjo do të kënaq qeverinë Kineze mbetet e paqartë. Madje ka gjasa që Google të mbetet jashtë tregut më të madh të internetit në botë. Por ajo çfarë është interesante të theksohet është se Kina nuk ka bërë hapa për t’i larguar licencën Google.

Siç po qëndrojnë gjërat në këtë moment, rezultatet kërkuese janë duke u censuruar në mënyrë efektive. Përdoruesit e Kinës mund të kërkojnë për tema të censoruara jashtë kufinjëve të Qeverisë Kineze, por shpesh nuk mund të kenë qasje në ato ueb faqe. Deri në janar, Google ka qenë e pajtimit me Qeverinë Kineze për të censoruar rezultatet kërkuese, pavarësisht se ka pasur kritika të ashpra në këtë drejtim.

Kompania hulumtuese e tregut eMarketer parashikon se ka 518 milion përdorues të internetit në Kinë, rreth 38.9 për qind të popullësisë. Deri në vitin 2013, numri i përdoruesve të internetit në Kinë pritet të arrijë në 900 milion.

Kjo padyshim që na shfaq një treg atraktiv për operim. Shpenzimet në reklama online në Kinë pritet të arrijnë në 3.8 miliard dollarë vetëm gjatë këtij viti, që është një ngritje në 36% në krahasim me vitin e kaluar.

“Si një kompani, ne kemi aspirata të sjellim informata tek përdoruesit kudo qofshin ata, duke përfshirë edhe Kinën. Kjo është arsyeja pse ne kemi punuar me mund për të mbajtur të gjallë Google.cn, si dhe do të vazhdojmë me hulumtimet dhe zhvillimet tona në Kinë” shkroi Drummond.

Lajmet e fundit>