Harduer

Google në bashkëpunim me Xiaomi prezantuan telefonin më të ri Android One

Sep 5 2017
0 Shpërndarje
Sakaq Xiaomi u shfaq si një forcë e rëndësishme në mbretërinë e telefonëve mobile në 2011-ën. Gjatë tre mujorin të dytë të këtij viti kompania ka shitur 23.16 milion telefonë. Google në bashkëpunim me Xiaomi prezantuan telefonin më të ri Android One

Gjigandi Kinez i telefonëve inteligjentë Xiaomi lançoi pajisjen e parë Android One në bashkëpunim me Google.

Mi A1 është telefoni më i fundit i linjës Android One i cili do të godasë tregjet në zhvillim.

Android One është një standart hardueri dhe softueri me të cilin Google kontrollon zhvillimin dhe dizajnin e pajisjeve ndërsa ndërtimin u lë partnerëve në vendet respektive.

Android One debutoi për herë parë në 2014-ën në vendet në zhvillim ku përfshihet edhe Shqipëria ndërsa së fundi është shtrirë edhe në vendet e zhvilluara si Japonia, Spanja apo Portugalia.

Sakaq Xiaomi u shfaq si një forcë e rëndësishme në mbretërinë e telefonëve mobile në 2011-ën. Gjatë tre mujorin të dytë të këtij viti kompania ka shitur 23.16 milion telefonë.

Sa i përket Mi A1, telefoni vjen me dy kamera të pasme dhe është i ngjashëm e Mi 6. Në brendësi ka procesor Snapdragon 625, 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme.

Ekrani 5.5 inç është i lakuar ndërsa bateria ka kapacitet prej 3,080 mAh. Me këtë telefon Xiaomi premton eksperiencë të pastër të Android.

Me një çmim prej afro 250 dollarësh, Mi A1 do të jetë i disponueshëm në 40 tregje globalisht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>