Biznes

Google në bisedime për blerjen e prodhuesit Tajvanez të telefonëve HTC

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Bisedimet mes HTC dhe Google janë në fazën finale ndërsa një vendim përfundimtar pritet të merret përpara fundit të vitit. Google në bisedime për blerjen e prodhuesit Tajvanez të telefonëve HTC

Sipas medias tajvaneze Commercial Times, prodhuesi i shquar i telefonëve HTC është në bisedime të avancuara me Google për një shitje ose investim të mundshëm.

Specifikisht, raporti thotë se HTC kërkon të shesë biznesin e telefonëve por jo atë të realitetit virtual.

Bisedimet mes HTC dhe Google janë në fazën finale ndërsa një vendim përfundimtar pritet të merret përpara fundit të vitit.

Më 24 Gusht Bloomberg raportoi se HTC ishte duke vlerësuar opsione strategjike që nga shitja e plotë deri tek një investim potencial nga një kompani partnere.

Bloomberg citoi Google si një prej palëve të interesuara për tu bërë pjesë e marrëveshjes ndërsa hodhi poshtë mundësinë e shitjes së plotë të HTC.

Ajo që të gjithë dinë është se HTC gjendet në vështirësi. Kompania sapo publikoi raportin më të fundit financiar dhe tregoi se prodhuesi i njohur ra në të ardhurat më të ulëta që prej 13 vitesh.

Pyetja është pse Google do të interesohej për të ndihmuar apo blerë një tjetër prodhues telefonësh? Pasi bleu dhe shiti brenda 2 vitesh Motorola-n, u tha se Google i kishte dhënë fund aventurave në botën e harduerit.

Por shumë gjëra kanë ndryshuar që nga 2014-ta. Me brendin e saj të telefonëve dhe një ekosistem në rritje, kompania është në rrugën e duhur për tu bërë një rival i denjë për Apple, Amazon dhe Microsoft. /PCWorld Albanian

Tags >

GoogleHTC
Lajmet e fundit>