Google në probleme për privatësi për Safari

Mar 17 2012
0 Shpërndarje
Google në probleme për privatësi për Safari

Ngjarja fillon rreth një muaj më parë, kur WSJ tregoi që Google dhe disa reklamues të tjerë kanë qenë duke tejkaluar kontrollimet e nënkuptueshme për privatësi në shfletuesin e Apple për celularë dhe desktop Safari dhe duke depozituar “cookies” që mund të përgjojnë veprimet e përdoruesve me shfletuesin Safari. Çështja madhore është që Safari i bllokon në fakt këta “cookies” vetvetiu, ndërsa Google ka shkruar kod për ta tejkaluar atë bllokim.

Pasi kjo çështje u bë aq e njohur, Microsoft hetoi dhe gjeti që e njëjta gjë ishte duke i prekur njerëzit që po e përdornin shfletuesin Internet Explorer, ku “cookies” gjithashtu vetvetiu bllokoheshin.

Google largoi kodin nga faqja e vet për ta zgjidhur problemi, por është e qartë që është bërë mjaft dëm. Tani agjencitë shtetërore dhe federale në Shtetet e Bashkuara dhe Nationale de l’Informatique et des Libertés i Francës (CNIL) janë duke hetuar hapat e gabuar për privatësi të Google.

Komisioni Federal Tregtar është duke e hetuar Google që të shohë nëse kjo veprimtari shkel një marrëveshje të arritur në mes të makinës së kërkimit dhe qeverisë amerikane gjatë vitit të kaluar. Rregullat e përfshira në marrëveshje e parandalojnë Google nga paraqitje ndryshe e rregullave të veta për privatësi, raporton WSJ. Nëse FTC e gjen që Google ka bërë shkelje, ndërmarrja do të mund të përballej me një dënim. Ndërmarrja do të mund të ngarkohej me 16,000 dollarë për shkeljet për ditë, ndërsa që nga koha kur është kryer kjo do të mund të bëheshin shumë para.

Në Evropë çështja është shtuar në hetimin Evropian të Google të CNIL, që përfshin ndryshimet e fundit që ndërmarrja kishte bërë në rregullat për privatësi, që filluan të zbatohen më 1 mars./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>