Biznes

Google nënshkruan një marrëveshje bashkpunimi me markën prestigjoze të orëve, Swiss Tag Hauer

Mar 20 2015
0 Shpërndarje
Google nënshkruan një marrëveshje bashkpunimi me markën prestigjoze të orëve, Swiss Tag Hauer

1GooglePlayHomeBanner_fullWhite_3840x2160.0.0I lançuar që një vit më parë, platforma Android Wear i gjigandit të shërbimeve Google është tanimë i disponueshëm në dhjetra orë të ndryshme, çmimet e të cilave variojnë nga 200$ deri në 300$. Të gjitha këto orë inteligjente qofshin ato Motorola Moto 360, LG G Watch R apo Sony Smartwatch 3 janë të krijuara nga prodhues të njohur të pajisjeve elektronike ose prodhues smartfonësh. Së fundmi, Google ka lajmëruar për një marrëveshje me prodhuesin e orave franceze Swiss Tag Hauer. Kjo marrëveshje konsiston në përdorimin për herë të parë të Android Wear në orët luksoze të kësaj firme.

E njohur më së shumti për kronografet dhe sponsorizimet në Formula 1 dhe evente të tjera sportive, Tag Hauer cilësohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të orëve në Zvicër. Orët e kësaj firme kushtojnë qindra mijëra dollar. Pjesa tjetër e lajmërimit përfshinte dhe Intel, i cili do të furnizojë Tag Hauer me komponentët e brendshëm dhe sensorët e orëve. Më përpara Android Wear funksiononte vetëm me proçesorët Qualcomm apo Texas Instruments. Kjo do të thotë që Tag Hauer do të prezantojë versionet e para që do të përdorin çipet e Intel.

Të dyja kompanitë nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj specifik mbi produktet që do të sjellë ky bashkëpunim madje nuk dihet se as sa do të kushtojë afërsisht një nga këto orë. Drejtori i departamentit të inxhinerisë në Google për Android Wear deklaroi se kjo orë do të fokusohet në kualitetin dhe performancën dhe çmimi do të jetë një reflektim i këtyre dy faktorëve. Nuk është e qartë as se si do të duket një orë e tillë por Google shton se të gjitha ato do të jenë në gjendje të përdorin të gjitha aplikacionet e ndërtuara për Android Wear. Kjo do të thotë se këto orë do të jenë të pajisura me një mikrofon dhe do të kenë ekran me prekje.

Kjo marrëveshje sigurisht që simbolizon një hap përpara në qëllimin e Google. Një nga kritikat më të mëdha të bëra kundrejt orëve inteligjente Android Wear ka të bëjë me faktin se ato nuk ngjajnë aspak me orët tradicionale ndaj parashikohet që ky bashkpunim me Tag Hauer ta ndryshojë këtë gjë duke i bërë këto orë të triumfojnë mbi Apple Watch. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>