Lajmet

Google News optimizohet për tabletë

Dec 17 2012
0 Shpërndarje
Google News optimizohet për tabletë

Kompania Google ka ndryshuar dizajnin e Google News duke e berë atë të shfaqet më mirë për tabletët, përfshi tabletët e vetë Nexus 7, Nexus 10 dhe iPad-in e Apple.

Kur shihet nga një tablet, faqja e re e Google News ka më tepër hapësirë mes artikujve.

Tashmë mund të zgjidhni “Explore in Depth” për disa artikuj që i përkasin të njëjtës temë, një karakteristikë kjo e njohur në versionin desktop.

Në tabletët e vegjël do të shihni me shkronja më të mëdha artikullin që është ngjarja e ditës dhe poshtë tij video dhe foto si dhe furnizuesin e lajmeve nga Google+.

Në tabletët e mëdhenj si iPad, keni opsionin e të eksploruarit të temave në brendësi, artikullin e zgjedhur nga redaktori në anë etj.

Menaxheri i produkteve në Google News u shpreh se tashmë uebfaqja është më e thjeshtë dhe më e lexueshme.

Ky shërbim ka mbi 6 miliardë vizita në muaj, por për momentin dizajni i ri do të jetë i disponueshëm vetëm për SHBA-në. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>