Harduer

Google Nexus 4 dhe Nexus 10 të disponueshëm në Australi dhe Europë

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Google Nexus 4 dhe Nexus 10 të disponueshëm në Australi dhe Europë

Smartfoni i ri i Google, Nexus 4 dhe tableti Nexus 10 janë tashmë të disponueshëm në dyqanin Google Play në disa shtete, përfshi Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën.

Versioni 8 GB i Nexus 4 kushton 239 £ në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa ai 16 GB kushton 279 £ . Tableti Nexus 10 do të shitet në dyqanet britanike me 319 £ për modelin 16 GB dhe 389 £ për atë me 32 GB.

Megjithatë, disponueshmëria raportohet se është disi e kufizuar, pasi një pjesë e pajisjeve janë shitur totalisht në disa shtete.

Për më tepër, disa përdorues kanë pasur kohë të gjatë ngarkimi të faqes Google Play.

Këto pajisje nuk janë ende të disponueshme në Google Store në SHBA

Nexus 4, smartfoni me Android 4.2, ka një procesor 1.5 GHz quad-core Snapdragon S4 Pro 2 GB RAM dhe një kamer 8 megapixel. Nexus 10 është një tablet 10.1-inç me rezolucion 2560×1600 pixel, një procesor 1.7 GHz dual-core Cortex-A15 dhe 2GB RAM. Ai operon me Android 4.2 ose Jelly Bean.

Këto pajisje nuk janë ende të disponueshme në Google Store në SHBA, por pritet të jenë shumë shpejt. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>