Lajmet

Google Nexus 7 shfaqë probleme

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Google Nexus 7 shfaqë probleme

Google Nexus 7 ka filluar të shitet me ritme shumë të larta, gjithsesi jo të gjithë janë të kënaqur me përvojën që kanë pasur.

Sipas disa raporteve, janë paraqitur probleme me ekranin dhe ndërfaqen. Në fakt këto probleme nuk janë për t’u çuditur, duke konsideruar që është një pajisje që kushton vetëm 199 dollarë dhe 249 dollarë për versionet 8GB dhe 16GB respektivisht. Është zbuluar se Google shpenzon vetëm 160 dollarë për të krijuar një pajisje të tillë.

Devindra Hadrawar nga Ventura Beat thotë se herë pas here ekrani me prekje nuk regjistron komandën, e kur është duke kryer veprime me intensitet të lartë si azhurnimi i disa aplikacioneve në të njëjtën kohë apo sinkorinizimi i tabletit me aplikacione të ndryshme nga pajisjet mobile.

Ryan Whitwam nga Geek.com raporton se reagimi i prekjes dështon në disa pjesë të ekranit gjatë kohës që luhen lojëra me grafikë të lartë. Për të rregulluar këtë problem, ai rekomandon fikjen dhe ndezjen e ekranit.

Gjatë kohës që këto probleme mund të rregullohen me anë të një azhurnimi në të ardhmen, disa njerëz raportojnë gjithashtu probleme fizike me ekranin e Nexus 7.  PocketNow postoi një imazh të Nexus 7 me një problem në dritën e pasme. AndroidAuthority raporton se disa njësi të ekranit nuk janë vendosur mirë, duke shkaktuar që vidat të dalin jashtë kornizës së tabletit dhe të bëjnë zhurmë kur preken.

Nëqoftëse keni probleme atëhere keni mundësinë ta ktheni mbrapsht Nexus 7 dhe të merrni një tjetër. Duhet theksuar se do të ju duhet të prisni pak pasi një zëvendësim do të vonohet duke marrë parasysh se këto njësi janë paksa të vështira, mos të themi të pamundura, për t’u gjetur.

Pavarësisht këtyre raporteve rreth tabletit të Google, shumë njerëz që e kishin porositur dhe tani e kanë, duket se janë shumë të kënaqur me të dhe e adhurojnë. Melissa Perenson nga PCWorld tha se tableti 7 inçësh i Google ishte e veçantë, si dhe e tejkalon atë çfarë pritej nga ajo. Sa i përket ekranit ajo tha: “Pjesa e përparme është e lëmuar, dhe e mbrojtur nga gërvishtjet me anë të Corning Glass.

Ai është i lidhur me ekranin 7 inçësh, me rezolucion 1280 x 800, i cili bën një diferencë të madhe në kualitetin e imazheve. Pa asnjë hapësirë, teksti duket më i mprehtë dhe kontrasti është më i mirë. Me 216 pikselë për inç Nexus 7 është shumë herë më i avansuar se tabletët tjerë 7 inçësh me densitet 170ppi.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>