Harduer

Google Nexus One më në fund ofron multitouch

Feb 4 2010
0 Shpërndarje
Google Nexus One më në fund ofron multitouch

Veçoria e re “picko për të zmadhuar” lejon përdoruesit të zmadhojnë apo të largojnë pamjen nga aplikacionet duke afruar gishtërinjtë, që është një funksion i ngjashëm me iPhone. Multitouch momentalisht punon me ueb shfletuesin e Nexus One, me galerinë dhe me hartat e tij.
Përditësimi përfshin arnime të shumta të vrimave,  dhe synon të rrisë lidhjen 3G si përgjigje ndaj raporteve për mbulim të dobët në shumë zona të SHBA-së.

Një aplikacion i quajtur “Google Goggles” është përfshirë gjithashtu, i cili identifikon monumentet e filmuar me kamerën e telefonit, gjersa në anën tjetër ofron informacion në kohë reale.

Më parë, multitouch mund të jetë aktivizuar vetëm përmes shkarkimit të një  nga versioni të modifikuar të sistemit operativ Android 2.1, që është lansuar në janar përmes një hakeri të komunitetit të Android, me emrin Cyanogen. Modifikimi ka mundësuar përkrahjen për multitouch vetëm në shfletuesin e Nexus One, megjithëse Cyanogen ka planifikuar që të zgjerojë aftësitë edhe për aplikacione tjera në data të mëvonshme.

 Google është duke planifikuar që përditësimin ta vë në dispozicion për konsumatorët brenda javës së ardhshme, si një përditësim over-the-air.

Lajmet e fundit>