Biznes

Apple e "frikësuar" nga Google Nexus S

Dec 8 2010
0 Shpërndarje
Apple e "frikësuar" nga Google Nexus S

Nexus S mund të shënojë pikën e parë në histori kur iPhone thuhej të jetë teknologjikisht më inferior.

E ndërtuar nga Samsung, Nexus S ka një numër karakteristikash të pazakonta që e bën të dallohet nga turma e telefonave Android që janë aktualisht në dispozicion.

Është smartphone i parë që punon në Android 2.3, i njohur edhe si ‘Gingerbread’, dhe bën punë të plotë në karakteristikat shtesë të këtij version që ka debutuar me disa aftësi të reja.  Në mes të këtyre është mbështetja për Near Field Communication (NFC), një radio sistem që i lejon celularët të përdorin smartkarta por edhe për të mbledhur të dhëna nga objektet NFC të aktivizuara në mjedise.

Ekrani është 4-inç Super AMOLED, përmes të cilit Google pretendon ta bëjë më të lehtë për t’u përdorur jashtë në dritë pa e shtuar shpenzimin e baterisë. Telefoni ka dy kamera, një përpara dhe një tjetër prapa, që ka 5 megapiksel.

Nexus S përdor një procesor 1GHz Cortex A8 ‘Hummingbird’ me 16GB memorie të brendshme, dhe fuqia e mjaftueshme mundëson që ajo të komandohet me kontrolluesin e zërit nga pronari i saj.

Google Nexus ka ndihmuar në tregun e Android që tashmë ka marrë epërsinë ndaj Apple në numrin e smartphone-ëve të kësaj platforme. Nexus i vjetër u ndërpre verën e kaluar. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>