Siguri

Google njeh kompjuterët e infektuar

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
Google njeh kompjuterët e infektuar

Ky është një lajm i mirë për ata që dëshirojnë të dinë se kur janë infektuar kompjuterët e tyre, dhe lajm i keq për njerëzit që mendojnë se Google veçse di shumë për ta. Cilido që të jetë rasti, ja se si funksionon:

Disa lloje të malware mund të futen në lidhjen tuaj të internetit dhe të ridrejtojnë destinimin tuaj në faqe që tentojnë t’ju shesin gjëra apo t’ju infektojnë më shumë kompjuterin. Nëse keni hapur ndonjë herë shfletuesin tuaj dhe jeni ridrejtuar në një faqe tjetër në vend të asaj që keni vendosur si Home Page, atëherë kjo është malware. 

Por Google mund të detektojë disa lloje të caktuara të malware bazuar në trafikun që po kalon përmes serverëve të saj. Google së fundi ka zbuluar një rresht të caktuar të malware dhe ka thënë se “ky malware shkakton që kompjuterët e infektuar të dërgojnë trafik në Google përmes një numri shumë të vogël të serverëve mesatar të quajtur “proxies”. Ne shpresojmë se duke marrë këta hapa për t’i paralajmëruar përdoruesit trafiku i të cilëve po vjen prej këtyre proxie’ve, mund t’iu ndihmojë për të përditësuar antivirusin e tyre dhe për të larguar infektimet”.

Pra nëse po shfletoni në internet me kompjuterin tuaj dhe nëse trafiku juaj po qarkullon përmes njërin prej këtyre proxy’ve atëherë Google do t’ju paralajmëroj në momentin që ju tentoni të kaloni përmes njërën prej faqeve të Google. Dhe më pas do të shihni këtë paralajmërim. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>