Lajmet

Google Now ju tregon se ku e keni parkuar makinën tuaj

May 1 2014
0 Shpërndarje
Google Now ju tregon se ku e keni parkuar makinën tuaj

screen-shot-2012-08-30-at-8-50-18-amNë përpjekjen e saj për ta bërë aplikacionin Google Now si një shoqërues të përkryer, Google ka shtuar disa veçori të dobishme në përditësimin e vet më të fundit për Google Search në Android. Ky përditësim paraqet kartën e lokacionit të parkimit në Google Now, që do t’iu rikujtojë përdoruesve se ku e kanë parkuar veturën e tyre. Karta madje regjistron të gjitha vendndodhjet e kaluara të parkimit.

“Ju mund ta përdorni Google Now për të gjetur lokacione të përafërta të veturës suaj të parkuar. Ju do të shihni karta të lokacionit të parkimit nëse shëtitja është forma kryesore e transportimit në Google Now,” e përshkruan Google në seksionin për mbështetje të Google Now.

Google do të ju njoftojë për lokacionin e përafërt të veturës suaj me këtë kartë dhe mund të mos jetë edhe aq i dobishëm sa tingëllon sepse nuk duket që mund të ju ndihmojë në gjetjen e veturës suaj në një vend të mbuluar parkimi, ose për shkak të kësaj, në çfarëdo vendi të parkimit. Funksioni mund të jetë i dobishëm kur e parkoni veturën tuaj përballë një dyqani në një treg dhe ia harroni emrin dyqanit.

Sa i përket ndryshimeve të tjera, Google ka ndryshuar ndërfaqen e rikujtuesve dhe nuk do të fshihen kartat e juaja Google Now kur shkoni offline siç ka ndodhur deri tani. Përditësimi është duke u lëshuar në faza dhe pritet të vijë në pajisjen tuaj me Android gjatë ditëve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>