Lajmet

Google Now lançohet zyrtarisht për shfletuesin Chrome

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Google Now lançohet zyrtarisht për shfletuesin Chrome

google-now-chrome-canaryNë qoftë se jeni tipi i përdoruesit kurioz atëherë me siguri keni testuar tashmë lajmërimet e  Google Now për shfletuesin Chrome.

Por duke filluar që sot, të gjithë ata persona që përdorin një version të qëndrueshëm të Google Chrome, do të kenë mundësi të shijojnë përfitimet e këtij asistenit virtual të kërkimit. Versioni për desktop funksionon pak a shumë njëlloj si versioni mobil me përjashtim të faktit që dritaret me të dhënat rezultat do të shfaqen në pjesën e lajmërimeve të sistemit tuaj operativ.

Përdoruesi do të ketë mundësi të aksesojë kërkimin zanor apo informacione me të dhëna mbi orarin e eventeve, fluturimeve etj… Një cilësi interesante e këtij shërbimi është edhe shfaqja e këtyre informacioneve bazuar në të dhënat e vendndodhjes së smartfonit tuaj (jo të laptopit apo desktopit ku keni hapur shfletuesin).

Gjithçka që ju nevojitet për të aktivizuar Google Now në kompjuterin tuaj është të logoheni në Chrome me të njëjtën llogari që përdorni në smartfonin tuaj. Në qoftë se vini re se nuk është aktivizuar ende atëherë mos u shqetësoni pasi produkti do të lançohet gradualisht për të gjithë përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>