Lajmet

Google Now merr një opsion të ri për rikujtim të eventeve dhe ngjarjeve të ndryshme

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Google Now merr një opsion të ri për rikujtim të eventeve dhe ngjarjeve të ndryshme

Screenshot-2014-07-07-03.33.59-730x424Google Now ka shtuar një opsion rikujtues që në vazhdimësi do të ju tregojë për gjërat që duhet të bëni ose punët në një bazë gjysmë të rregullt. Shtojca e një opsioni rikujtues, që ishte raportuar së pari nga Android Police, mund të mos duket e rëndësishme në shikim të parë, por ajo paraqet opsione të shumta të përdorimit interesant.

Në vend se të bëhet formimi i një detyre në vete për një ditë, datë ose kohë të ckatuar – që më pas largohet dhe zhduket përgjithmonë nga pamja – opsioni i ri e mban një rikujtues të vazhdueshëm. Për momentin nuk dihet se sa shpesh do të shfaqen këta rikujtues të “rastit”.

Nëse doni t’ia rikujtoni vetes një gjë që doni ta bëni, në një bazë të rregullt, pa e bartur rikujtuesin në historinë duke mos e parë njoftuesin, atëherë Google Now mund të ju ndihmojë. Megjithatë shërbimet e tjera si Google Keep, Evernote ose listat me gjërat që duhet të bëni online janë më të përshtatshme për këtë gjë, por sidoqoftë, përzgjedhja ju takon juve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>