Lajmet

Google Now për Android iu mundëson që të vendosni rikujtues të rinj thjesht me zërin tuaj

May 25 2014
0 Shpërndarje
Google Now për Android iu mundëson që të vendosni rikujtues të rinj thjesht me zërin tuaj

now1Nëse jeni duke përdorur Google Now me një pajisje që përmban Android, është e mundshme tani që të formoni dhe të konfirmoni një rikujtues të rinj vetëm me anë të zërit. Derisa ishte e mundshme që të formohej një rikujtues me zë, ekrani i mëposhtëm që ka listuar interpretimin nga Google Now – kur dhe ku do të ndodhte ngjarja të cilën e keni planifikuar, e po ashtu edhe porosinë e cekur – kërkonte që të bëhej konfirmimi nëpërmjet prekjes së ekranit.

Siç raporton Android Police, ju thjesht mund të thoni “po” ose “jo” për të përfunduar rikujtuesin. Ai punon mjaft mirë dhe duhet të jetë i dobishëm nëse i keni duart e zëna, për shembull duke e shëtitur veturën ose duke bartur qese pas blerjes. Kjo veçori nuk punon në pajisjet që përdorin iOS, pra është veçori ekskluzive për Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>