Lajmet

Google Now përditësohet me një veçori të re

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
Google Now përditësohet me një veçori të re

gsmarena_001 (1)Një nga gjërat e bukura e të udhëtimit me autobus ose tren ditët e sotme është mundësia për të bërë çfarëdo që dëshiron teksa dikush tjetër kujdes për komoditetin dhe rehatinë tuaj. Ju mund të lexoni një libër, të luani lojëra në smartfonin tuaj ose pse jo të bëni edhe një sy gjumë. Dhe përditësimi më i fundit në Google Now tashmë do t’ju njoftojë kur ju të arrini destinacionin duke ju larguar një tjetër shqetësim në ditën tuaj.

Google Now vazhdimisht ka shtuar veçori të dobishme duke ju dhënë rezultate ndeshjesh, oraret e udhëtimeve në punë dhe shtëpi. Veçoria më e fundit mund të jetë shpëtimi nga “rreziku” për shumë të pasionuar pas teknologjisë dhe kompjuterëve. Tashmë ju mund të mbani kufjet dhe të flini një sy gjumë pasi Google Now kujdeset që çdo gjë të shkojë mbarë, madje ju mund të flini gjithë udhëtimin tani. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>