Lajmet

Google Now tashmë është më pak i varur nga një lidhje në internet

May 4 2014
0 Shpërndarje
Google Now tashmë është më pak i varur nga një lidhje në internet

google-now-nexus-5-3-710x399Shpesh ju ndodh që jeni duke kaluar një tunel, duke ngjitur një mal, duke udhëtuar në një austotradë ose duke shijuar një pije në një pub nëntokë. Në këto situata ju mund të mos keni një lidhje në internet, duke e bërë të pamundur të kontrolloni asistentin tuaj virtual Google Now për këshilla të nevojshme. Por kjo do të ndryshojë me përditësimin më të fundit në aplikacionin Google Search i cili inkorporon Google Now.

Ndërkohë që ekipi njoftoi në Google Plus, Google Now do të mbetet i aksesueshëm edhe kur nuk keni një lidhje në internet. E gjitha çfarë ju keni nevojë është të përditësoni aplikacionin search me versionin më të fundit, përditësim ky i cili filloi të ishte i disponueshëm ditën e mërkure të javës së kaluar dhe për më tepër ka shtuar edhe lajmërimet e parkimeve në Google Now.

Më këtë ndryshim, Google për përpiqet të zgjidhë problemin i cili vështirëson planet për të bërë realisht një asistent inteligjent virtual të aksesueshëm për të gjithë, dhe ky problem është mungesa e një lidhje të vazhdueshme në internet.

Google mbështetet fuqishëm në Cloud për të ofruar shërbime me vlerë tek përdoruesit, por realiteti është larg asaj çfarë të gjithë e quajnë “Intenet kudo”. Le të shpresojmë se Balonat e lartësive të mëdha, ose Dronet me energji diellore dhe rrjetet me Fibra optike që ofrojnë 1 Gbps internet ta ndryshojnë këtë gjë në dekadën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>