Lajmet

Google Now vjen në desktop pranë jush

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Google Now vjen në desktop pranë jush

Asistenti personal i Google për sistemin e vet operativ Android Jelly Bean është duke ardhur në shfletuesin Chrome.

Lajmi për Google Now ishte paraqitur në një postim të bërë në një regjistër të zhvilluesve të premten nga ndërmarrja. Sipas këtij regjistri të postuar, inxhinierët e Google kanë krijuar një “skeleton” për të futur Google Now në Chrome që paraqet kartat e krijuara nga shërbimi si lajmërime.

Duke e futur Google Now në shfletuesin e vet Chrome, shërbimi ka potencialin për t’u bërë një platformë e drejtpërdrejtë ofruese, pasi Google i bën versionet e shfletuesit për Windwos, MacOS X dhe iOS të Apple.

Kjo bie në kundërshtim me asistentin personal dixhital të Apple, Siri, i cili funksionon vetëm në disa pajisje të Apple.

Google Now është dizajnuar për të parashikuar nevojat e juaja për informacion dhe i paraqet ato si karta virtuale. Kështu që kur ju ktheheni në telefonin tuaj në shtëpi në mëngjes, Google Now mund të paraqes parashikimin e motit.

Derisa vendoseni në veturën tuaj për të vozitur, ai do të shtyjë informacionin tuaj të fundit në rrugën drejt jush. Ai ka gjithashtu një funksion për kërkim të zërit të ngjashëm me Sirin.

Megjithëse ideja prapa Google Now mund të jetë gjë jo e duhur për shumë njerëz të cilët besojnë që gjiganti i kërkimit tashmë di shumë për ta, zgjerimi i shërbimit në Chrome mund të jetë shumë frytdhënëse për ndërmarrjen.

Kjo sepse kjo ndërlidhje do të bëjë një mekanizëm për drejtim të shërbimeve të Google si Google Maps, YouTube, Google Apps, Gmail dhe Google+. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>