Lajmet

Google+ nuk do të ju kërkojë më që ta përdorni emrin tuaj të vërtetë

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
Google+ nuk do të ju kërkojë më që ta përdorni emrin tuaj të vërtetë

gplus__1_of_1_.0_standard_640.0Pas shumë ankesave nga përdoruesit, Google tha gjatë ditës së martë që ka eliminuar kërkesën që njerëzit të përdorin emrat e tyre të vërtetë në Google+. Rregulli për emrin e vërtetë, që debutoi me lëshimin e Google+ tre vite më parë ishte dizajnuar për ta formuar një rrjet që dukej si Facebook.

“Por ai po ashtu nuk përfshinte një numër të njerëzve që dëshironin të bëheshin pjesë e tij pa përdorur emrat e tyre të vërtetë,” tha kompania gjatë ditës së martë në një postim të bërë në Google+. Rregulli mori kritika nga avokatët e privatësisë dhe gazetarët të cilët thanë që ky rregull ka rrezikuar në ekspozim të njerëzve të cilët kanë arsye të vlefshme që duan të përdorin pseudonime.

Kompania tha që gradualisht ka larguar kufizimet në këtë rregull, duke iu mundësuar përdoruesve dhe brendeve në YouTube që të zgjedhin çfarëdo emri që duan. Por kjo e kishte bërë kërkesën për emër të vërtetë akoma më të paqartë për përdoruesit e Google+.

“Ne e dimë që politika për emrat tanë ka qenë e paqartë, dhe kjo ka çuar në disa përvoja të vështira pa nevojë për disa nga përdoruesit tanë,” tha kompania. “Për këtë, ne kërkojmë falje dhe ne shpresojmë që ndryshimi i sotshëm është një hap përpara në formimin e Google+ si një vend mirëseardhës dhe përfshirës siç duam të jetë.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>