Lajmet

Google nuk do të ofrojë aplikacione për platformën Windows Phone

Dec 15 2012
0 Shpërndarje
Google nuk do të ofrojë aplikacione për platformën Windows Phone

Sipas të gjitha gjasave në të ardhmen e afërt nuk do të shohim aplikacione për platformën Windows Phone.

Menaxheri i produkteve në Google, Clay Bavor, deklaroi dje se kompania nuk e ka në plan të bëj aplikacione amë për Windows Phone.

Shkak për këtë Bavor tha se është numri shumë i vogël i përdoruesve të kësaj platforme.

“Në Google jemi shumë të kujdesshëm në investime, prandaj në këtë moment nuk e shohim të arsyeshme investimin në Windows Phone e as në Windows 8”,- shtoi Bavor.

Mirëpo, nëse baza e përdoruesve të këtyre sistemeve operative rritet, sigurisht se njerëzit në Google do të rishikojnë vendimin e tyre.

Lajmet e fundit>