Harduer

Google nuk do të shesë më tabletin Nexus 7

Apr 27 2015
0 Shpërndarje
Google nuk do të shesë më tabletin Nexus 7

nexus7_12-100047870-largeNëse ju jeni duke menduar të blini një Nexus 7 atëherë harrojeni sepse tableti 7 inç prodhuar nga Google nuk është më e disponueshme për blerje në dyqanin online të Google.

Nëse ju klikoni mbi faqen e Nexus 7 në Google Store, aty do t’ju shfaqet një mesazh ku shkruhet se Nexus 7 nuk është më i disponueshëm për blerje. Nuk është e qartë nëse ky mesazh do të thotë se kompania Google nuk do të shesë më këtë produkt apo njësitë e stokut të tij kanë përfunduar për momentin. Ka të ngjarë që Google të sjellë dhe një version të rifreskuar të kësaj pajisje.

Pas lançimit në vitin 2013, Nexus 7 u cilësua si tableti më e mirë 7 inç për të cilën ja vlenin të shpenzoheshin para, kjo më së shumti për shkak të ekranit të saj me rezolucion të lartë. Por që nga ai moment, Google nuk solli asnjë përditësim për Nexus 7 ndaj interesi i audiencës ndaj kësaj pajisje ra ndjeshëm. Aktualisht Google ofron për blerje, tabletin Nexus 9 me ekran më të madh se Nexus 7 dhe smartfonin 6 inç Nexus 6.

Dalja jasht tregut e Nexus 7 ndoshta është një shenjë që tregon se gjëra të reja po vijnë në horizont ose demostron pafuqinë që kanë tabletat e kësaj përmase për tu ballafaquar në treg me smartfonët me ekran relativisht të madh siç është iPhone 6 Plus. Nëse ju zotëroni një smartfon me ekran 5-6 inç atëherë nuk e keni të domosdoshme të blini një tablet 7 inç. Gjithsesi këto arsye janë supozime të cilat Google akoma nuk ka marrë iniciativën ti pohojë apo ti hedhë poshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>