Lajmet

Google nuk do ti quajë më “falas” aplikacionet që kërkojnë blerje brenda tyre

Jul 21 2014
0 Shpërndarje
Google nuk do ti quajë më “falas” aplikacionet që kërkojnë blerje brenda tyre

Google-to-stop-calling-games-with-in-app-purchases-Free-in-EuropeMenjhërë pas qëndrimit të Komisionit Evropian dhe si pjesë e marrëveshjes mes Google, Komisionit dhe Shteteve Anëtare, kompania nuk do ti quajë më falas aplikacionet që brenda tyre përmbajnë blerje të tjera.

Gjigandi i teknologjisë po ndryshon edhe cilësimet aktuale për tu siguruar se pagesat janë të autorizuara përpara çdo blerje që bëhet brenda aplikacioneve. Zv Presidentja e Bashkimit Evropian, Neelie Kroes, që është e angazhuar me axhendën dixhitale të unionit tha: “Komisioni ka një qëndrim shumë mbështetës rreth inovacionit në sektorin e aplikacioneve. Blerjet brenda aplikacioneve janë një mënyrë legjitime e të bërit biznes, por është esenciale për krijuesit e aplikacioneve për të kuptuar dhe respektuar ligjet Evropiane, ndërkohë që ata zhvillojnë këtë modele të reja në biznes.”

Përveç faktit se tashmë këto aplikacione nuk do të quhen “free”(falas), Google do të ofrojë udhëzime që u drejtohen zhvilluesve, duke u treguar atyre që të mos promovojnë aplikacione që ofrojnë blerje brenda tyre për fëmijët. Ndryshimet pritet të vihen në zbatim përpara fundit të shtatorit të këtij viti. Nuk është e qartë nëse Google do të veprojë po njëlloj edhe më shtetet jashtë Bashkimit Evropian.

Apple mendohet të jetë dakord me ndryshime të ngjashme në App Store. Ndryshe nga Google, Apple akoma nuk është angazhuar në këtë drejtim, megjithëse ka thënë se do ti adresohet shqetësimeve të Bashkimit Evropian. Unioni dhe Shtetet Anëtare kanë “ftuar” po ashtu edhe zhvilluesit e lojërave ti bashkohen kësaj nisme e cila tashmë është e imponuar nga ligjet evropiane. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>