Biznes

Google nuk e ka blerë operatorin e Wi-Fi ICOA

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
Google nuk e ka blerë operatorin e Wi-Fi ICOA

Një marrëveshje e raportuar mes Google dhe ICOA, sipas kësaj të fundit nuk është realizuar.

Të hënën, një njoftim për shtyp i postuar në PRWeb deklaronte që Google ka blerë operatorin për Wi-Fi, ICOA, për 400 milionë dollarë, por njoftimi nuk ishte i saktë dhe një marrëveshje e këtillë nuk ekziston.

ICOA nuk kishte pasur ndonjëherë ndonjë diskutim me blerësit potencialë, tha përgjatë një e-maili Shefi Ekzekutiv Geoge Strouthopoulos.

“Dikush, mendoj një reklamues i aksioneve me një interesim të dyshimtë, është duke shpërndarë informacion të gabuar, të pavërtetë në rrathët PR. ICOA do të raportojë këtë tek autoritetet përkatëse”,- tha Strouthopoulos. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>