Lajmet

Google nuk fshien të dhënat private nga Street View

Jul 28 2012
0 Shpërndarje
Google nuk fshien të dhënat private nga Street View

Google deklaroi sot se nuk e kishte mbajtur premtimin për fshirjen e të dhënave private (si e-mailet) që makinat e saj të Street View kishin marrë nga rrjete e hapura Wi-Fi. Kompania ishte dakorduar që t’i eliminonte këto të dhëna para 18 muajsh.

Ata kishin zbuluar përmes një kontrolli manual të mijëra disqeve, disa informacione personale nga Mbretëria e Bashkuar dhe 30 shtete tjera (Spanja, Italia etj). Më pas kompania kishte pranuar që t’i fshinte këto të dhëna në dhjetor të vitit 2010.

Por, pas hetimeve në Street View në fillim të këtij viti, Komisioni Federal i Komunikimit në ShBA bëri të ditur përmes një raporti se Google ishte plotësisht në dijeni që makinat e saj kishin mbledhur informacione personale dhe e dënoi me gjobë prej 25,000$ për përpjekjet për shtyrje të hetimit.

“Është e qartë se këto informacione nuk duhet të ishin mbledhur që në fillim dhe fakti që kompania ende nuk i ka fshirë lë vend për shqetësim”, deklaroi Zyra e Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Google ka bërë të ditur se nuk ju ka qasur asnjëherë këtyre të dhënave dhe faji për mbledhjen e tyre bie mbi njërin prej inxhinierëve të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>