Lajmet

Google nuk i detyron përdoruesit e rinj që të regjistrohen në Google+

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
Google nuk i detyron përdoruesit e rinj që të regjistrohen në Google+

untitled-84.0.0.0_standard_800.0Kompania Google ka anuluar kërkesën e saj që përdoruesit e rinj të Google të krijojnë edhe një llogari në Google+, raporton Marketing Land. Kur regjistroheni për një llogari në Gmail, Google Docs, ose llogari të tjera në shërbimet e Google, një buton i ri “Jo faleminderit” ju lejon që të mos keni nevojë të regjistroheni në rrjetin social të Google-it.

Hapja e një llogarie në Google+ nuk ishte edhe aq gjë e bezdisshme, por largimi i kërkesës për t’u regjistruar sinjalizon që Google tani është më pak duke iu përkushtuar detyrimit të përdoruesve për futjen në rrjetin e vet social. Dhe ky është vetëm indikacioni më i fundit. Gjatë korrikut, Google ndaloi së detyruar përdoruesit e Google+ nga përdorimi i emrave të tyre të vërtetë. Gjatë muajit gusht, Bloomberg raportoi që Google e ndau veçorinë më të mirë të rrjetit social, atë Google+ Photos, duke e kthyer atë në një shërbim të ndarë.

mandatory-google-integration.0Google ende nuk ka bërë ndonjë lajmërim zyrtar rreth gjendjes së Google+, por entuziazmi i kompanisë për produktin duket që është duke u zbehur. Shefi i Google+, Vic Gundotra, ose e la kompaninë ose u pushua gjatë prillit – që atëherë, Google+ nuk ka qenë i njëjti shërbim si më parë. Dhe tani, Google+ me siguri do të shohë më pak regjistrime të reja të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>