Lajmet

Google: Numri i pajisjeve Android të aktivizuara ka arritur deri në 900 milion

May 16 2013
0 Shpërndarje
Google: Numri i pajisjeve Android të aktivizuara ka arritur deri në 900 milion

Google ka njoftuar në Konferencën e Zhvilluesve I/O se në total janë aktivizuar rreth 900 milion pajisje Android dhe deri tani është kaluar numri i shkarkimeve të aplikacioneve mbi 48 miliard.

Këtë vit zhvilluesit kanë qenë më të paguar dhe aktualisht është vënë re se instalohen rreth 2.5 miliard aplikacione në muaj.

Zv.President i Android dhe Chrome është shprehur: “Njerëzit po adoptojnë këto pajisje me hapa marramendës. Në qoftë se i hedh sytë te këto pajisje do të vesh re një botë multi ekranesh…ato kanë sensorë, mund të shohin dhe mund të ndiejnë.

Ky është një prej momenteve më të rëndësishme në botën e kompjuterit…në zemër të këtij udhëtimi qëndron impakti që mund të kemi tek njerëzit në mbarë botën.

Google është shumë me fat pasi zotëron dy platforma të mrekullueshme…Android dhe Chrome.

Android erdhi në dorë të përdoruesit me një qëllim shumë të thjeshtë ngritjen e standarteve të celularëve në nivelin e kompjuterave. Sot Android është sistemi operativ më i famshëm në botë”. (PCWorld Albanian)

google 900m

Tags >

android
Lajmet e fundit>