Lajmet

Google nxjerr në pah aplikacionet me dizajn të “kuruar”

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Google nxjerr në pah aplikacionet me dizajn të “kuruar”

Pavarësisht nga platforma mobile që përdorim (iOS, Android, Windows Phone, Blackberry etj …) të gjithëve mund të na ketë ndodhur që pasi të kemi shkarkuar një aplikacion të caktuar të jemi zhgënjyer nga dizajni pasi nuk është aspak ashtu si pritej.

Për të shmangur këtë zhgënjim të përdoruesve ekipi i dizajnit të Android ka lançuar për Google Play “Koleksionin e Bukur Veror të Dizajnit 2013” (tingëllon si një koleksion veshjesh, por në të vërtetë nuk është kështu) ku nxirren në pah të gjitha aplikacionet me dizajn të “kuruar” dhe të kënaqshëm.

Megjithatë rritja e kënaqësisë së përdoruesve nuk ka qenë qëllimi i vetëm pasi shpresohet gjithashtu që koleksioni të shërbejë si një guidë e vlefshme për përdoruesit që kanë nevojë për ide dhe frymëzim përsa i përket realizimit të një aplikacioni me stil dhe të bukur.

Marco Paglia, një prej zhvilluesve të Android është shprehur: “Një aplikacion është me të vërtetë i bukur kur i kushtohet vëmendje detajeve. Kalimet e shpejta dhe të qarta, organizimi apo dizajni i kënaq përdoruesit pamasë.

Pikërisht për këtë arsye zhvilluesit e aplikacioneve të reja duhet të gjejnë pak kohë për të studiuar këtë koleksion në mënyrë që të kuptojnë ashtu si duhet se çfarë konsiderohet një aplikacion i mirë dhe çfarë konsiderohet një aplikacion i mrekullueshëm ”. (PCWorld Albanian)

google play desing

Lajmet e fundit>