Lajmet

Google nxjerr versioin “Map Engine Lite” për individët

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Google nxjerr versioin “Map Engine Lite” për individët

Google maps engine.Google ka nxjerrë një version beta të “Map Engine Lite”, i shërbimit të tij të bërjes së hartave të orientuara nga kompanitë që tani i drejtohet edhe individëve.

Produkti i ri, që aktualisht është vetëm në Anglisht, është ndërtuar për admirues të hartave, sepse ka një limit të të dhënave që mund të importohen.

Mjeti i lejon përdoruesit të ndajnë hapësira të vendndodhjeve, përdor stilime edhe opsione të vizualizimit për të ndërtuar paraqitjen dhe krahasimin e tre grupeve të të dhënve për qëllime jo biznesi sipas Google.

Mjeti i plotë i Google Maps Engine i dedikohet dhe ka një çmim për korporatat, ndërsa të interesuarit mund të kontaktojnë me grupin e shitjeve të kompanisë që bazohen në ciklet e procesit, sa shumë hapësirë dhe numri i hartave të ngarkuara që ju duhet.

Kompania gjithsesi ofron lehtësira për organizata jo fitimprurëse që duan ta përdorin këtë mjet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>