Biznes

Google ofron 15 milionë $ për aplikacionin muzikor Songza

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
Google ofron 15 milionë $ për aplikacionin muzikor Songza

songza_android.0_standard_640.0Kompania Google ka në plan të blejë shërbimin muzikor Songza. Ky shërbim ka rreth 5.5 milionë përdorues aktiv dhe Google ka ofruar 15 milionë dollarë për ta blerë atë. Aplikacioni Songza nuk ka numrin e lartë të përdoruesve ashtu si Spotify ose Pandora, por ka një anë pozitive sepse u jep mundësinë përdoruesve të zgjedhin muzikën e duhur sipas aktivitetit që po kryejnë.

Aktivitetet e ndryshme në Songza që mund të zgjidhen janë ushtrimet fizike, pastrimi i shtëpisë apo ditë pushimi, më pas aplikacioni krijon listën e këngëve të përshtatshme për gjendjen aktuale të përdoruesve. Google ka vendosur ta blejë aplikacionin Songza pas blerjes së Beats by Dr.Dre nga Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>