Vëzhgim

Google ofron 1Gbps për banorët e Stanford

Aug 25 2011
0 Shpërndarje
Google ofron 1Gbps për banorët e Stanford

Duke qenë afër me qendrën e Google në Kaliforni dhe duke pasur një prej institucioneve arsimore më të respektuara në planet, nuk është keq që ka pasur një investim të këtillë nga ana e Google. Sipas disa banorëve të këtij vendi, shërbimi broadband 1GBps tani është duke u vënë në vepër dhe atë tërësisht pa pagesë për një vit, pasi që Google do t’i shfrytëzojë këta 12 muaj për të analizuar sesi është puna e të qenit ISP.

Sipas raporteve shërbimi ende është duke u shpërndarë, sipas të gjitha gjasave në komunitetet ku ndodhet fakulteti. Por megjithatë disa banorë janë shumë të lumtur për përmirësimin në fjalë pasi janë të lodhur nga shërbimi i AT&T, dhe janë veçse duke fërkuar duart dhe të shohin se çfarë do të thotë menaxhmenti i AT&T rreth konkurrencës së re. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>