Softuer

Google ofron Google Voice për të gjithë

Jun 22 2010
0 Shpërndarje
Google ofron Google Voice për të gjithë

Duke përcjellë ftesat nga vet Google dhe miqt e saj, gati një milion përdorues kanë shkarkuar klientin Google Voice, që i lejon përdoruesit të vendosin një numër që cingëron të gjithë celularët e lidhur me shërbimin Google Voice, të transkriboj postë me zë dhe të bllokojë me lehtësi thirrje.

“Ne jemi të lumtur me progresin që është bërë me Google Voice gjatë viteve të fundit dhe jemi vazhdimisht duke punuar rreth asaj për të krijuar gjëra të reja të mundshme për të kombinuar shërbimet e celularit tuaj të zakonshëm me teknologjinë më të fundit të uebit” thanë Craig Walker dhe Vincent Paquet, menaxher të produktit Google Voice, gjatë një postimi në blog. “Është e mrekullueshme të mendohet rreth asaj sesa larg ka arritur komunikimi gjatë viteve të fundit”.

Në mars të vitit 2009, Google ka transformuar shërbimin me zë Grand Central në Google Voice. Qysh prej asaj kohe, Google veçse ka shpalosur versionet e Google Voice për Android, Blackberry dhe iPhone, ,megjithëse Apple pati bllokuar shërbimin, por edhe pat hedhur poshtë mundësinë se e ka bërë këtë.

Google Voice për fat të keq do të ofrohet vetëm në SHBA, kurse në Kosovë apo Shqipëri ky shërbim ende nuk funksionon.

Lajmet e fundit>