Lajmet

Google ofron lehtësira të reja për zhvilluesit e Janrain dhe Gigya

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Google ofron lehtësira të reja për zhvilluesit e Janrain dhe Gigya

Google-plusHyrjet me Google+ janë të ngjashme si hyrjet me Facebook dhe Twitter, duke i lejuar përdoruesit të hyjnë në faqe që mbase nuk zotërohen nga Google, duke përdorur informacionet e llogarive të tyre në Google, bashkë me informacione nga Google +.

Google ka lajmëruar mbështetjen për platformat e infrastrukturës sociale si Janrain dhe Gigya, që shumë zhvillues po e përdorin në sistemet e tyre të hyrjeve në faqe.

Ky suport sjell edhe shumë avantazhe për përdoruesit e Janrain dhe Gigya si:

· Shtimi i autentifikimeve të besueshme te aplikacioneve dhe faqeve.

· Lejimi i përdoruesve të uebit që të shkarkojnë automatikisht aplikacionet e Android

· Përmirësimi i eksperiencave të aplikacioneve me informacionet e marra nga profili i Google+

· Mundësia që i jepet përdoruesve për të ndarë postime me miqtë. Zhvilluesit që janë të interesuar mund të shohin guidat orientuese tek Janrain dhe Gigya (PCWorld Albanian)

 

Google

Lajmet e fundit>