Lajmet

Google ofron ndihmë për uebfaqet e hakuara

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Google ofron ndihmë për uebfaqet e hakuara

google_hackedHakimi i uebfaqeve është gjithmonë i lartë dhe pavarësisht gjithë përpjekjeve të njerëzve për ta ndaluar këtë fenomen, shumë uebfaqje kompromentohen shumë shpesh.

Tani ka një lajm të mirë, pasi Google është e gatshme të ndihmojë të gjitha uebfaqet e hakuara, madje edhe duke u rikthyer kontrollin. Kjo është një iniciativë e re e cila është pjesë e planeve të sa ardhmes të Uebmasterëve.

Duke u futur te kjo uebfaqe përdoruesit mund të marrin informacion se pse Google e ka bllokuar faqen e tyre nga motori i kërkimit.

Ata gjithashtu mund të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh hakuar duke paraqitur gjithashtu disa zgjidhje të mundshme.

Këshillimi fillon nga ai më i thjeshti si kontaktimi i hostit e deri më të avancuarit si analizimi nëse keni viruse brenda kodit të faqes.

Është normale që ky projekt nuk është plotësisht frytdhënës dhe zgjidhës, gjithsesi është një ndihmë e vogël për ata persona që sapo kanë filluar kodimin dhe nuk janë përballuar me hakimet deri më sot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>