Lajmet

Google ofron një akses të shpejtë në blerjen e biletave për shfaqje të ndryshme

Jan 16 2015
0 Shpërndarje
Google ofron një akses të shpejtë në blerjen e biletave për shfaqje të ndryshme

ticketZakonisht kur jeni duke kërkuar për një bandë muzikore ose një event live ekziston një mundësi shumë e lartë që në fakt ju jeni duke kërkuar për rezervim apo blerje biletash për eventin e tyre të ardhshëm.

Google ka dashur t’jua lehtësojë këtë gjë me anën e shfaqjes së eventeve të ardhshme në rezultatet e kërkimit, me një lidhje direkte e cila pas klikimit ju çon tek blerja e biletës.

Duhet të kalojnë disa ditë që të gjithë të fillojnë t’i shohin këto rezultate por gjithsesi kompania ka filluar t’i shpjegojë hapat e duhur për bandat që të sigurojë informacionin e treguar në kërkime . Ata ose mund të shtojnë pak HTML në uebfaqet e tyre, ose të instalojnë një mundësi e cila e bën këtë gjë për ta. Presim edhe disa kohë për ta pare këtë përditësim të funksionojë totalisht. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>