Lajmet

Google ofron një “preview” të PHP në App Engine

May 20 2013
0 Shpërndarje
Google ofron një “preview” të PHP në App Engine

PHP është elementi i shtuar së fundmi ndër gjuhët e suportuara në Google App Engine. Kjo PaaS (Platform as a Service – platformë e ofruar si shërbim) suporton gjithashtu Python, Java dhe Go.

Ashtu si edhe gjuhët paraardhëse, PHP është prezantuar fillimisht si një “preview” e kufizuar në formë eksperimentale.

Implementimi i PHP-së në App Engine ekzekuton momentalisht aplikacionet PHP që përdorin versionin 5.4, por në një mjedis “sandboxed” (mjedis testues që izolon kodet e patestuara), çka do të thotë se shkrimi në skedarët e sistemit nuk është i mundur, hapja e sockets apo aksesimi i drejtpërdrejtë i hosteve është po ashtu i pamundur.

Aplikacionet duhet të përgjigjen brenda pak sekondave për t’u përshtatur me arkitekturën e App Engine. Për ruajtjen, aplikacionet PHP mund të përdorin Google Cloud Storage si dhe për të aksesuar hoste të tjera është i disponueshëm një App Engine URL Fetch API si për kërkesat HTTP ashtu edhe për ato HTTPS.

Shërbimi ofron gjithashtu akses në MySQL-5.5-compatible Google Cloud SQL si dhe në shumë API të përfshira në App Engine përfshi Memcache, Task Queues, Users API dhe Mail API. Njëkohësisht, ka edhe suport për karakteristika standarde të App Engine per siguri dhe performancë në ueb.

Përdoruesit të cilët dëshirojnë ta përdorin shërbimin e App Engine runtime në Google cloud duhet të bëjnë fillimisht regjistrimin në mënyrë që aplikacioni i tyre të shtohet në të ashtuquajturën ‘listë e bardhë.’ Zhvillimi mund të bëhet edhe offline duke përdorur PHP SDK, e cila simulon lokalisht shërbimet e App Engine. Google ka postuar gjithashtu një guidë fillestare (Getting Started) për të ndihmuar zhvilluesit. (PCWorld Albanian)

Google PHP

Tags >

Google
Lajmet e fundit>