Google ofron përkthim automatik në Gmail

May 2 2012
0 Shpërndarje
Google ofron përkthim automatik në Gmail

Ndërmarrja është gjithashtu duke tërhequr për prezantim tetë karakteristika të tjera të Gmail që janë duke u punuar në laboratorët e saj.

Ndërmarrja e Internetit Google së pari prezantoi veçorinë për përkthim të porosisë si një projekt në laboratorin e Gmail-it në vitin 2009 dhe përdoruesit do të mund të aktivizonin këtë funksion përmes lab butonit që gjendet tek cilësitë.

Reagimi ishte i favorshëm, duke përfshirë këtu edhe përdoruesit e biznesit nga Google Apps, që panë funksionin se ishte i dobishme për të punuar me ekipe të shtrira në gjithë botën, thotë kompania. “Disa njerëz vetëm kërkonin të kenë më të lehtë të lexojnë gazetat nga jashtë,” shkruan Jeff Chin, menaxher produkti për Google Translate në një blog të martën.

“Për shkak se përkthimi i porosisë ishte një nga zhvillimet më të njohura, ne vendosëm se ishte koha për të ecur tutje nga Gmail Labs dhe të vazhdojmë në botën e vërtetë,” shtoi ai.

Përdoruesit mund të zgjedhin që të kenë porositë në gjuhë të përkthyera automatikisht në gjuhën e tyre duke zgjedhur “Always Translate (përkthe gjithmonë)”, ose ata mund të klikojnë për përkthim duke përdorur mundësinë për përkthim të porosisë. Ata gjithashtu mund të fikun përkthimin për një gjuhë.

Google gjithashtu tha se ishte duke tërhequr për prezantim nga laboratori për përdorim të përgjithshëm, karakteristikat Title Tweaks dhe Smart Mute, por gjithashtu do të tërheqë që ajo i përshkruan si disa karakteristika më pak të popullarizuara si Old Snakey, Inbox Preview dhe të dhëna të tjera ordinere./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>