Vëzhgim

Google ofron rrugë më të mirë për të bartur Google Videot në YouTube

Apr 24 2011
0 Shpërndarje
Google ofron rrugë më të mirë për të bartur Google Videot në YouTube

Shumë zëra u dëgjuan duke pyetur se pse Google nuk mund të krijonte një rrugë të shpejtë për të bartur videot nga Google Video në YouTube, e cila faqe udhëhiqet gjithashtu nga ndërmarrja Google. Kemi lajme të mira: ndërmarrja sapo e ka krijuar një mënyrë të tillë.

Përveç që u largua 29 prilli si data e mbylljes së Google Video, Google tha që është “duke punuar që automatikisht të dërgojë Google Videot e juaj në YouTube.” Përveç kësaj, Google ka shtuar një mundësi “Upload Videos to YouTube”, duke e bërë më të lehtë dërgimin e videove nga një llogari në Google Video, në një llogaritë lidhur me të në YouTube.

Këtu mund t’i shihni hollësitë, të postuara në blogun qendror të uebmasterëve të ndërmarrjes Google, gjatë të premtes dhe të dërguar tek të gjithë përdoruesit e Google Videos, më 23 prill:

I dashur përdorues i Google Video
Javën e kaluar, ne dërguam një email duke ua bërë me dije që ne do të përfundojmë rishikimin e videove në Google Video më 29 prill dhe duke u ofruar udhëzime se si të shkarkoni videot tuaja që tashmë janë të ngarkuara në platformë. Që atëherë, ne kemi marrë shumë reagime nga ju për ndërtimin e një migrimi më të lehtë të Google Videove. Ne punojmë çdo ditë për të ju siguruar ju që të keni një përvojë të shkëlqyer të përdoruesit dhe duhet t’i kryejmë gjërat më mirë. Bazuar në reagimet tuaja, këtu është ajo se çfarë jemi duke bërë për t’i përmirësuar gjërat.
Përdoruesit e Google Videos mund të pushojnë të siguruar që ata nuk do të humbasin ndonjë nga përmbajtjet e tyre dhe ne jemi duke e larguar afatin e fundit të 29 prillit. Ne do të jemi duke punuar që automatikisht të dërgojmë Google Videot tuaja në YouTube. Përveç kësaj, videot tuaja të ngarkuara Google Video do të qëndrojnë të qasshme në ueb dhe lidhjet ekzistuese do të qëndrojnë të mundshme në Google Video. Nëse dëshironi që të migroni tani në YouTube, kjo është ajo që duhet të bëni:
Ne kemi krijuar një opsion “Upload Videos to YouTube” në statusin e faqes në Google Video. Për ta bërë këtë, ju keni nevoj që të keni një YouTube llogari të lidhur me llogarinë tuaj Google Video (ju mund të krijoni një këtu). Përpara se ta bëni këtë, ju duhet t’i lexoni Rregullat e YouTube-it për lejueshmërinë e përdorimit dhe për të drejtat e autorit.

 Nëse do të parapëlqenit që t’i shkarkoni videot tuaja nga Google Video, kjo gjë është ende e mundshme.
Ashtu siç thamë para dy viteve, skuadra tani është e përqendruar në trajtimin e sfidës së vështirë të video kërkimit. Ne duam të falenderojmë miliona njerëz përreth botës që kanë gjetur kohën për të krijuar dhe shkëmbyer videot në Google Video. Ne shpresojmë që përmirësimet e sotit do të ndihmojnë në lehtësimin tuaj në ndonjë shërbim tjetër për video.
Faleminderit që ishin pjesë e Google Video
Sinqerisht,
Mark Dochtermann Skuadra e Google Video

Është e mahnitshme të shohësh që Google është duke e ndërmarrë këtë veprim, por mbase mund të shtrohet pyetja se pse kjo mundësi nuk u paraqit më herët./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>