Lajmet

Google paditet për mos largim të informacionit nga motori i kërkimit

Aug 8 2014
0 Shpërndarje
Google paditet për mos largim të informacionit nga motori i kërkimit

67bd540edbd3139eae0789ac4120f184bca7274eNjë gjykatë në Hong Kong ka raportuar se Albert Yeung ka paditur Google pasi kjo e fundit ka lidhur emrin e tij me krimin e organizuar gjatë sugjerimeve që shfaq vet Google. Yeung e ngriti padinë sepse Google refuzoi të hiqte sugjerimet si “triad” (të njohur si gangster në Kine) e cila lidhej me emrin e tij gjatë kërkimit në Google.

Milioneri është pronar i një kompanie të madhe që prodhon filma dhe menaxhon disa nga artistët më të famshëm në vend. Albert u shpreh se reputacioni I tij “u plagos rëndë” dhe për këtë ai kërkon shpërblim.

Gjykatësja Marlene Ng nuk u pajtua me avokatët e Google kur ata thanë se Yeung duhet ti kërkonte llogari faqes ku ndodhet ky informacion shpifës dhe jo atyre. Ajo tha se Google mund ta censuronte materialin.

Gjatë vendimit të saj ajo tha: “Rreziku i keqinformimit mund të përhapet lehtësisht sidomos në internet, e mira është të vendosësh ekuilibrin!” Kjo është “dhimbja e kokës’ më e fundit e Google për sa i përket shërbimit të saj të kërkimit. Më herët gjykata e lartë e Bashkimit Evropian vendosi që Google dhe gjithë motorët e tjerë të kërkimit duhet ti përgjigjen kërkesave për fshirje të informacionit personal, e njohur ndryshe edhe si e drejta për tu harruar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>