Lajmet

Google paralajmëron për rritje të kërcënimeve ndaj llogarive

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Google paralajmëron për rritje të kërcënimeve ndaj llogarive

Sulme dhe vetëm sulme gjithandej. Këto mund të ju vijnë në kokë teksa mund t’i lexoni këta rreshta, por vërtet që persona të shumtë janë duke u përpjekur që shkathtësitë e tyre në teknologji t’i shfrytëzojnë për të përfituar qoftë edhe me vjedhje, e kështu që është shumë me rëndësi të jeni të kujdesshëm.

Pak kohë më parë ishte raportuar që kompjuterët e punëtorëve të të përditshmes amerikane, New York Times ishin sulmuar dhe siç duket kjo mund të ishte bërë nga hakerët e mbështetur nga qeveria kineze. Këto sulme kishin marrë mjaft vëmendje për shkak të seriozitetit të tyre, duke u bërë kështu edhe frymëzim për hakerë nga e mbarë bota.

“Në krahasim me pesë vite më parë, më tepër porosi mashtruese dhe të jashtëligjshme, hileqare ose me spam sot vijnë nga dikush që ju i njihni,” tha në njëpostim në blog, Mike Hearn.

“Ndonëse filterët e spam-it janë bërë mjaft të fuqishëm – në Gmail, më pak se 1 për qind e e-maileve spam janë në inbox, ku ato porosi të padëshiruara janë me më shumë gjasë që të vijnë me dikë që keni kontaktuar më parë. Si rezultat, në 2010-ën spamerët filluan të ndryshojnë taktikat e tyre dhe ne pamë një rritje të madhe në letrat mashtruese të dërguara nga Llogaritë e Google.”

Sipas Google, sulmuesit janë duke bërë çmos që të bëjnë spam, duke shkuar përgjatë rrugëve legjitime dhe duke dërguar letra tek kontaktet e llogarisë së viktimës, duke e siguruar deri diku pranuesin se nuk është spam, e që më pas puna mund të bëhet mjaft serioze.

Facebook bie në sulmin e hakerave

“Ne kemi parë një sulmues të vetëm që kishte vjedhur fjalëkalime për t’u përpjekur për t’u futur në një milion llogari të ndryshme të Google çdo ditë të vetme, për disa javë në një kohë,” shkroi Hearn. “Një bandë tjetër u përpoq të qasej në një vlerë prej më tepër se 100 llogarive për sekondë.”

Google thotë që përdor një “analizë të ndërlikuar të rrezikut” kurdo që dikush provon të futet në një llogari. Më tepër se 120 ndryshore përcaktojnë nëse llogaria është hapur duke përdorur një emër përdoruesi dhe fjalëkalim të thjeshtë ose nëse Google do të pyes në vijim, si numri i telefonit që është i lidhur me llogarinë. Pasi filloi të përdorë këto teknika, numri i llogarive të rrezikuara ka rënë për 99.7 për qind që nga përqindja e lartë që e kishte në vitin 2011.

Hakohet Twitteri: 250,000 përdorues duhet të ndërrojnë fjalëkalimet

Ndërmarrja jep edhe disa këshilla se si të ndërmerren hapa për të siguruar llogaritë: përdorni verifikimin prej dy hapash dhe vendosni opsionet për rikthim të llogarisë. Edhe kjo nuk mund të mbajë larg hakerët e shkathët, por të paktën ky është një fillim. (PCWorld Albanian)

google attack

Tags >

Google
Lajmet e fundit>