Lajmet

Google paralajmëron reporterët e Myanmar për sulme të sponsorizuara nga shteti

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Google paralajmëron reporterët e Myanmar për sulme të sponsorizuara nga shteti

Një numër gazetarësh të Myanmar, janë paralajmëruar nga Google se llogaritë e tyre në Gmail janë shënjestruar nga sulmues të ”sponsorizuar nga shteti.”

Myat Thura, një reporter në Myanmar, për shembull, tha që ishte paralajmëruar nga Google për sulme në llogarinë e tij por realisht emaili i tij nuk ishte thyer.

“Unë konfirmoj që ne i kemi derguar këto paralajmërime, por për momentin nuk kemi më shumë informacione për ju” tha sot zëdhënësi i Google Tah Meadows. Ai iu referua një posti nga qershori i kaluar i cili thoshte që Google po zgjeronte paralajmërimet për sulme të dyshimta mbi përdoruesit dhe për sulme të sponsorizuara nga shteti.

“Nëse i shihni këto paralajmërime jo domosdoshmërisht llogaria juaj është vjedhur”, sipas postit të qershorit. ”Ne thjesht mendojmë që ju mund të jeni në shënjestër të një sulmi, p.sh. për maluer ose për të “peshkuar” informacion nga ju, dhe ju duhet të merrni menjëherë masa për të siguruar llogaritë tuaja.”

Po ashtu, grupi i medias Eleven në Myanmar, u shpreh se një numër gazetarësh në Myanmar, përfshirë edhe disa nga stafi i tyre, kanë marrë paralajmërime nga Google që llogaritë e tyre mund të jenë në qendër të sulmeve të “sponsorizuara nga shteti”.

Nuk është e qartë se kush mund të jenë keta “sulmues të sponsorizuar nga shteti”. Sapo hynë në llogaritë e tyre gmail, gazetarët kanë marrë këtë mesazh “Ne besojmë se sulmues të “sponsorizuar nga shteti” mund të jenë duke rrezikuar llogarinë apo kompjuterin tuaj”, thoshte faqja e lajmit.

Një numër shtetesh përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Indinë, Kinën po konkurojnë për një rol më të madh në Myanmar, ku ushtria po pengon lëvizjen e vendit për demokraci. (PCWorld Albanian)

Gmail

Tags >

Google
Lajmet e fundit>