Softuer

Google paraqet Android Market

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Google paraqet Android Market

Deri tani, tregu për Android ishte i mundur që të vizitohej vetëm përgjatë celularëve. Uebfaqja e re u mundëson përdoruesve kërkim, blerje, shkarkim, vëzhgim dhe shpërndarje të aplikacioneve në shfletuesin e vet të uebit, sipas blogut të Google Mobile.

Tregu i aplikacioneve për Android është i ngjashëm me atë të iTunes sepse kur bëhet përzgjedhja e një aplikacioni, kjo mund të rregullohet që automatikisht të shkarkohet në pajisjet tuaja Android.

“Ju mund të dërgoni aplikacionedrejtpërdrejt në pajisjet tuaja Android vetëm m disa klikime – pa pasur nevojë të kabllove,” shkraujti Eric Chu nga Google, në postimin në blog. “Ne kemi ndërtuar një veçori shoqërore gjithashtu. Ju mund të shpërndani aplikacione me të gjithë shokët tuaj në Twitter. Dhe ju mund të lexoni dhe të postoni vëzhgime për aplikacione, drejtpërdrejt në Android Market nga uebi ose nga pajisja juaj.”

Edhe pse uebfaqja e re është tashmë e gatshme, përdoruesit janë duke raportuar probleme gjatë qasjeve në Andorid Market./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>