Softuer

Google paraqet API’n e parë të Google+

Sep 16 2011
0 Shpërndarje
Google paraqet API’n e parë të Google+

Por gjatë ditës së sotme Google ka bërë të ditur shpalosjen e Google+ API përmes blogut të saj të platformës Google+, edhe pse API nuk lejon që çdo gjë të merret në shfrytëzim nga zhvilluesit. 

API e re fokusohet në të dhënat publike duke u mundësuar zhvilluesve që vetëm të rijojnë aplikacione duke përdorur verifikimin Oauth2 që mund të lexojë informacione vetëm rreth përdoruesve të Google+ të cilat janë shkëmbyer në formë publike. Pra API i shpalosur tani është larg asaj API’s së plotë që kanë shpresuar ta kenë në duar zhvilluesit. 

Google+ API shfrytëzon standarde ekzistuese të programimit në ueb dhe përfshin librari për Java, GWT, Python, Ruby, PHP dhe .NET. “Për shkak se po fillojmë vetëm me të dhënat publike ju thjesht duhet të regjistroni aplikacionin tuaj para se të bëni kërkesa. Dhe nëse nuk jeni i sigurt se cili përdorues i Google+ është duke përdorur aplikacionin tuaj ata mund të përdorin të riun OAuth2 për të pyetur përdoruesin se cili është”, thuhet në postimin në blogun e Google+. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>