Lajmet

Google paraqet dritaren e re të shkrimit të e-mailit në ekran të plotë në Gmail

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
Google paraqet dritaren e re të shkrimit të e-mailit në ekran të plotë në Gmail

Kanë kaluar disa ditë që kur Google mundësoi përdorimin e inboxit të ri në Gmail me tabe. Shumë përdorues e kanë pëlqyer dhe shumë të tjerë nuk e kanë pëlqyer këtë ndërfaqe të re, të sapo lëshuar.

Së fundi, Google lajmëroi që do të lëshonte një mundësi për shkrim të e-maileve në ekran të plotë për Gmail. Më parë, kur e keni shkruar një e-mail të ri, një dritare e vogël paraqitej që rrinte në këndin e djathtë të poshtëm të ekranit.

Ju mund ta klikoni butonin që hapet për ta parë atë dritare si një dritare të ndarë, por shumë përdorues e parapëlqejnë përdorimin e tabit të ri me një dritare për shkrim të e-maileve në ekran të plotë, pasi ofron më tepër hapësirë për të shkruar e-maile.

Sapo të mundësohet, ju do të shihni dritaren për shkrim të e-maileve që do të jetë tani në qendër të inboxit tuaj. Për më tepër, shiriti me vegla për formatim tani është i dukshëm vetvetiu, që nënkupton që ju nuk duhet ta hapni atë sa herë që dëshironi të shkruani një e-mail.

Ju mund ta lini vetvetiu nga menuja “more” nga këndi i djathtë i poshtëm dhe të zgjidhni Default to Full Screen. Veçoria e re pritet të lëshohet për të gjithë në ditët e ardhshme, kështu që nëse nuk jeni duke e parë këtë veçori, duhet të pritni që ta shihni. (PCWorld Albanian)

Gmail Email

Lajmet e fundit>