Analiza

Google paraqet evoluimin 20 vjeçar të Uebit

Jul 1 2012
0 Shpërndarje
Google paraqet evoluimin 20 vjeçar të Uebit

Google lëshoi një virtualizim interkativ që ndjek evolucionin e Uebit gjatë 20 viteve të fundit, sa i përket rritjes së përdoruesve dhe të dhënave, e poashtu edhe teknologjive bazë të Uebit që kanë udhëhequr shëndrrimin e internetit nga HTML i vjetër në një medium interaktiv.

Vizualizimi paraqet rritjen e të dhënave, nga 1 petabajt për muaj sa ishte në vitin 1995, në 27,483 petabajt për muaj në vitin 2011.

Sa për ilustrim, Google vlerëson se nëse të dhënat prej 14,414 petabajt do të ishin ruajtur në DVD, që do të paloseshin mbi njëra- tjetrën, atëherë ato do ta mbulonin largësinë nga toka në hënë –384,000 km. 

Për më tepër, virtualizimi ndjek rritjen e përdoruesve të internetit, duke filluar me 100 milionë në vitin 1996, e deri me 2.27 miliardë përdorues në vitin 2011, shifër kjo që paraqet një të tretën e popullsisë së planetit tonë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>