Lajmet

Google paraqet hartat 3D dhe modulin offline për aparatet celularë

Jun 7 2012
0 Shpërndarje
Google paraqet hartat 3D dhe modulin offline për aparatet celularë

Google njofton për ndryshime të reja në shërbimin e hartave të tij, përfshirë këtu përmirësimin e pamjeve 3D për Google Earth dhe një modul offline për Google Maps si dhe pamjen e rrugëve. Google Earth paraqiste pamjen e ndërtesave në 3D në vitin 2006 dhe së shpejti do të demonstrojë modelet 3D në të gjitha zonat metropolitane në aparatet celulare.

Kompania deklaron se kjo është e mundur nga përmirësimi i grafikës që lejon pamje 3D të ndërtesave, tokës ose objekteve të tjera. Pritet që të ketë një mbulim 3D për ato qytete me një popullsi të paktën rreth 300 milionë banorë.

Që të keni këtë mundësi pamjeje, duhet të keni lidhje në Internet. Përdoruesit kanë kohë që kanë kërkuar version offline dhe kompania më në fund e bëri këtë. në të ardhmen e afërt, përdoruesit e Android-it do të jenë të aftë të marrin harta offline për më shumë se 100 shtete. Me këtë modul offline të Google Maps, përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin edhe opsionin 3D.

Kompania kërkon t’i shtojë këto karakteristika në të gjitha platformat, por thashethemet rreth Apple, i cili kërkon të paraqesë hartën e tij për sisteme iOS, u bënë të ditura në konferencën e Zhvilluesve Mbarëbotëror, duke bërë të mundur mosfunksionimin e bashkëpunimit mes dy kompanive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>