Lajmet

Google paraqet iOS Sync, veçorinë për menaxhim të pajisjeve mobile për Google Apps

Sep 11 2014
0 Shpërndarje
Google paraqet iOS Sync, veçorinë për menaxhim të pajisjeve mobile për Google Apps

iOS-profile-iphone5-220x387Google gjatë të mërkurës paraqiti një veçori të re të menaxhimit, iOS Sync për Google Apps, për pajisjet e Apple. iOS Sync do të ndërtohet drejtpërdrejt në aplikacionet Gmail dhe Google Drive të kompanisë.

Ja se cilat janë opsionet e kësaj veçorie:

Menaxhimi i Google Apps: Vendosni një rregull që iu kërkon punonjësve të fusin në listë pajisjet e tyre kur të qasen në Google Apps si Google Drive dhe Gmail.

Konfigurimi i rrjeteve Wi Fi: Shpërndani fjalëkalimet e WiFi-së dhe certifikatat tek punonjësit, kështu ata me lehtësi mund të qasen në rrjetet e besueshme.

Mbështetje për politikat ekzistuese: Menaxhoni kërkesat për fjalëkalime, shifrim të të dhënave dhe rregullave të kamerës, e po ashtu edhe veprimeve si largimi nga larg i një pajisjeje, aprovimet për aktivizim dhe bllokimi i pajisjeve.

Konsumatorët që përdorin Google Apps për Punë, Edukim dhe Qeveri është planifikuar që të marrin qasje në iOS Sync gjatë javës së ardhshme. Administratorët e kompanisë mund ta lëshojnë këtë veçori në konsollën e administratorit në Google Apps.

iOS Sync pritet të punojë në pajisjet që përdorin iOS 7 dhe iOS 8. Siç mund ta prisni, Google tashmë ka ofruar një zgjidhje të tillë për pajisjet që përdorin Android. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>