Harduer

Google paraqet Motorola Xoom si rival të Apple iPad

Jan 7 2011
0 Shpërndarje
Google paraqet Motorola Xoom si rival të Apple iPad

Motorola Xoom është pajisja e parë që ka sistemin e ri operativ – të njohur si “Honeycomb” – që Google e ka dizajnuar për tabletat touchscreen. Pajisja, si iPad, karakterizohet me ekran 10 inch që është e ndjeshme nga prekjet.

Ky prodhim do të dalë në shitje në çerekun e parë të vitit të ardhshëm në Amerikë dhe do të pasojë në Britani. Çmimet ende nuk dihen.

Edhe pse hollësitë e plota të Honeycomb nuk janë zbuluar gjatë përurimit në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas, ky prodhim karakterizohet me një program të ri për harta që ofrojnë një pamje të plotë 3-D në qytetet e njohura. Ai gjithashtu oforn një shërbim për email që shfrytëzojnë ekranin e madh të veglës tabletë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>