Lajmet

Google paraqet uljet e çmimeve të përmbajtjeve dhe aplikacioneve në Play Store

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Google tani ofron një mënyrë zyrtare për të paraqitur uljet e çmimeve të aplikacioneve. Përditësimi i fundit lejon përdoruesit të shikojnë se cili është çmimi i vërtetë, sa është ulja e çmimit, dhe për sa kohë do të zgjasë. Google paraqet uljet e çmimeve të përmbajtjeve dhe aplikacioneve në Play Store Photo Source: IDG

Google ka vonuar për një kohë shumë të gjatë për të shtuar këtë aftësi. Përmbajtjet e tjera në Play Store, si shfaqjet televizive, e kanë pasur aftësinë që të ofrojnë ulje që më përpara. Ndërkohë, zhvilluesit detyroheshin që të ndryshonin çmimin e aplikacionit manualisht nëse donin që të ofronin ulje çmimesh.

Tani, në aplikacionet që kanë ulje çmimesh tregohet një çmim i vijëzuar sipër butonit të blerjes. Ndërsa poshtë butonit tregohet data se kur përfundojnë shitjet.

Për të parandaluar zhvilluesit që të abuzojnë me këtë funksionalitet, si për shembull ofrimi i një uljeje gjatë gjithë kohës për të mashtruar blerësit e mundshëm, Google ka marrë masa.

Një ulje në çmim duhet të jetë të paktën 30%, të zgjasë të paktën një ditë, dhe jo më shumë se 8 ditë. Pasi kanë përfunduar shitjet, zhvilluesit i duhet të presë 30 ditë para se të bëjë një ulje tjetër çmimesh.

Ky është një përditësim i vogël, por ofron një mënyrë të re për zhvilluesit që të rrisin shitjet e aplikacioneve të tyre dhe qartëson konsumatorët mbi uljen e çmimit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>